EMRI/ Strehoi në banesën e tij 22 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 44-vjeçari. Shpallen në kërkim 3 shtetas kosovarë

Jun 11, 2024 | 15:27
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës kapur në flagrancë dhe ka arrestuar shtetasin Abdyl Likaj, pasi  kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga vendet e treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

ssss

Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorët e tij, banues në Gjilan, Kosovë.

Ndërsa, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” me targa kosovare, që dyshohet se do përdorej për transportimin e emigrantëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Danubi 9”, për goditjen e një rasti të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar,  Abdyl Likaj pasi kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas kosovarë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet automjeti me targa kosovare, me të cilin do të transportoheshin emigrantët.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Danubi 9”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: 36 vjeç, 37 vjeç dhe 39 vjeç, të tre  banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” me targa kosovare, që dyshohet se do përdorej për transportimin e emigrantëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura