EMRI/ Ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 50-vjeçari

Apr 19, 2024 | 11:09
SHPËRNDAJE

Policia e Kavajës në kuadër të operacionit “Break” ka vënë në pranga shtetasin Rakip Meçaj, 50-vjeç.

KAVAJE

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”.

Gjatë operacionit është kapur shtetasi Rakip Meçaj., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”. Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura