Gjatë kontrollit të Shërbimit Kombëtar të Burgjeve në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Korçë, është zbuluar se një nga shtetasit që po mbahej në paraburgim, kishte në dhomë një telefon celular.
Shtetasi Fransi Avdiu u vë në pranga në 19.04.2024 për veprën penale “Shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike”.
Njoftimi:
Më date 19.04.2024 në orën 00:10 u arrestua në flagrancë për veprën penale futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP parashikuar nga neni 324/A K penal i paraburgosuri : F.A i paraburgosur për Veprën penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” parashikuar nga neni 283 i kodit penal, pasi :
Nga kontrolli ushtruar në dhomën e akomoduar në IEVP Korçë u konstatua një telefon celular Iphone.
Materialet i kaluan për veprime te mëtjeshme prokurorisë juridiksion i përgjithshëm Korçë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al