EMRI/ Aksident në Berat, makina përplas 68-vjeçarin në vijat e bardha dhe e merr zvarrë për disa metra

May 27, 2023 | 15:35
SHPËRNDAJE

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Berat gjatë ditës së sotme.

Capture-193

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se një automjet ka përplasur një 68-vjeçar me biçikletë në vijat e bardha.

Pas përplasjes, automjeti tip VolsWagen Passat, me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë të moshuarin për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu ka mbetur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancës, që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas ngjarjes.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura