Emri/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Thumanë! Humb jetën pasagjeri 50-vjeçar, plagoset shoferi

Mar 21, 2023 | 7:44
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës (21 mars) në aksin Fushë Krujë-Milot.

 

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë 50 vjeçari Luan Lukaj dhe është plagosur drejtuesi i mjetit, 34 vjeçari Julian Koçaj.

Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

fushe kruje

aksident fushe kruje

 

Njoftimi i policise

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura