Emrat/ Zbulimi i 7 pakove me kokainë në furgonin me destinacion Anglinë në Portin e Durrësit, ja kush janë dy të arrestuarit

May 25, 2024 | 8:52
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar pas zbulimit të pakove me kokainë në furgonin me targa angleze në Portin e Durrësit.

Porti-i-Durresit-kontejniere-eksport-import-1076

Në pranga kanë rënë 38 vjeçari, Arjan Doçi dhe 39-vjeçari Mentor Çuni. Raportohet se mjeti është në pronësi të kompanisë “Bledi Trans”, që transportonte pako për emigrantët në Angli.

Policia kufitare në portin e Durresit ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme.

Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte intinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine.

Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Nderkohe që po vjojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura