EMRAT/ U tha se humbi jetën në aksident, zbardhet vdekja e shqiptarit në Itali! U godit me kaçavidë nga bashkatdhetari i tij, ç’ndodhi gjatë debatit në mjet

Sep 19, 2023 | 11:15
SHPËRNDAJE

Një 47-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ilir Dervashi, është gjetur i vdekur në zonën e Bolonjës në Itali.

ilir dervashi

Fillimisht u dyshua se Dervashi kishte humbur jetën pas një aksidenti me makinë, por pas hetimeve nga policia italiane, mësohet se shqiptari nuk ka vdekur në aksident, por është qëlluar disa herë me kaçavidë në bark, nga pasagjeri që ndodhej me të, një tjetër bashkëkombës i tij, shqiptari 34-vjeçar, Miri Gurra.

Mediat italiane shkruajnë se mes tyre dyshohet se ka pasur një debat, ndërsa ndodheshin duke udhëtuar me makinë, dhe Gurra e ka qëlluar me kaçavidën që ka gjetur në makinë, në kohën që Dervishi po drejtonte mjetin.

Sipas ekspertëve të hetimit, kjo ka bërë që të shkaktohej edhe aksidenti. 34-vjeçari është nxjerrë i padëmtuar nga mjeti, ndërsa Dervashi i vdekur.

Gurra është arrestuar tashmë nën akuzën për vrasje, por ka heshtur para policisë dhe gjykatësve duke mos dhënë asnjë deklaratë.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarës, dhe mundësisë se mes dy shqiptarëve mund të këtë pasur hatër mbetje të vjetra, të cilat u pasuan me vdekjen e Ilir Dervashit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura