EMRAT/ Shpërndanin kokainë e heroinë në zona të ndryshme të kryeqytetit, Gjykata merr vendim për 10 nga 20 të arrestuarit e operacionit “Harta”

Mar 23, 2023 | 12:50
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 10 nga 20 personat e arrestuar gjatë ditës së djeshme në kryeqytet, në operacionin policor të koduar “Harta”.

policia-2

Ata dyshohen se ishin shpërndarës të lëndëve narkotike, përfshi drogërat e forta, në ambiente të ndryshme të Tiranës.

Në total gjatë operacionit “Harta” 4 persona të tjerë u shpallën në kërkim.

Kujtojmë se nga ky operacion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.

Personat të cilët u lanë në burg janë:

Jurgen Hasmataj

Altin Lani

Armaldo Xheladini

Dorjano Çela

Fabian Qoku

Muharem Tarushi

Denis Idrizi

Erion Xhaxho

Polikron Shabani

Redi Lolaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura