EMRAT/ Kishin ngritur “biznes familjar” për trafikimin e drogës në Selanik! Ja kush janë shqiptarët që u kapën me 585 kg kokainë

Sep 29, 2023 | 18:56
SHPËRNDAJE

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi gatë një operacioni antidrogë 585 kg kokainë në Selanik, dhe vuri në pranga 5 shqiptar, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin.

nakr-1024x768

Sipas raportimeve nga News24, kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjeç, pronare e një bar-kafe në Cakran.

Operacioni është zhvilluar dje rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht nga ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qira, drejtues i të cilit ishte 21-vjeçari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj.

Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle.

Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjec, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezultojnë nipat e Arjan Xhafajt, shkruan News24.

Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale.

Në banesë veç tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura