EMRAT/ Aksidenti i rëndë i mori jetën të miturit që ndodhej jashtë lokalit, policia arreston 2 shoferët. Njëri prej tyre ishte në gjendje të dehur

Jun 4, 2023 | 13:57
SHPËRNDAJE

Dy drejtuesit e automjeteve që u aksidentuan një ditë më parë në Bërxullë duke i marrë jetën një të mituri që po qëndronte në ambientet e jashtme të një lokali, janë vënë në prangat e policisë.

1675955860_8000policiavlore1

Sipas policisë, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Naim Allmeta ishte shoferi i cili në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur, ndërsa shoferi tjetër që u arrestua ishte Erjon Hajdini.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.

Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura