“Emigrimi po lë pa punëtorë Shqipërinë”- Çmimet e larta, ekonomisti ngre shqetësimin në Panorama TV: Politikanët të ndërmarrin akte konkrete për ta frenuar

May 23, 2023 | 14:13
SHPËRNDAJE

Çmimet e shtrenjta të produkteve e kanë bërë të papërballueshme jetesën për qytetarët në Shqipëri.

Për “Panorama Televizion”, ekonomisti Selami Xhepa shprehet se ekonomia në vend po përkeqësohet dhe te ardhurat e shtetit po bien.

Ndaj ai i bën apel ligjvënësve që të mos mjaftohen vetëm me reagimet në rrjete sociale por të shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë.

Ekonomisti Eugen Musta tregon se faktorët për rritjen e çmimeve është edhe periudha pas pandemisë Covid 19 dhe mungesa e krahut të punës ku emigrimi i të rinjve është shkaktari kryesor.

Ekonomistët tregojnë se nëse çmimet kanë tendencë për t’u rritur nuk ulen më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura