Ekspozita e adoleshentit me spektër autik në shkollën ku merr dije, 30 pikturat me ngjyra zbulojnë botën shpirtërore të Geraldit! Përqafimi prekës me të ëmën

Jun 2, 2023 | 14:49
SHPËRNDAJE

Për Gerald Ricën kjo është një ditë ndryshe. Adoleshenti me spektër autik ka konkretizuar pasionin e tij për pikturën duke hapur një ekspozitë në shkollën e mesme “At Shtjefën Gjeçovi” në Laç. Në këto piktura me shumë ngjyra tregohet bota shpirtërore e pasur e Gerit.

Nxënësit e klasës dhe mësueset e tij i pëlqyen shumë portrete dhe peisazhet, si edhe vlerësuan gjithashtu përkushtimin e prindërve të tij.

“Ti promovon dhe çon sfida të forta tek njerëzit e fortë, tek njerëzit e përkushtuar, tek heronjtë siç janë Bona dhe Genti. Prindër të përkushtuar, heronj për fëmijët e tyre dhe një shembull frymëzimi për të gjithë ne.”

Valbona, nëna e Geraldi është mësuese. Shprehet e emocionuar, që i biri edhe falë mbështetjes së mësuesve mundi t’ja dalë duke hapur këtë ekspozitë.

“Unë jam krenare për stafi, drejtuesen e shkollës dhe mësueset, që ma kanë bërë më të bukur dhe më të lehtë ardhjen e djalit tim në shkollë. Të ndjejë si gjithë të tjetër. Falenderimet dhe për ju nxënës që jepni shembull dhe mesazhe që jeta është e bukur për të gjithë”, tha ajo.

Pasi dëgjoi fjalët e nënës, Geri i dha një përqafim të ngrohtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura