Ekspertja e ekonomisë për Panorama TV: Qeveria mos të pranonte kontratat, faktet për TEC-et lundruese të shokojnë! Po shpërdorohet paraja publike

May 18, 2023 | 15:19
SHPËRNDAJE

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli në një intervistë për Panorama TV ka analizuar krizën e fundit energjetike në vend dhe funksionimin e TEC-ve të Vlorës, Tigri 1 dhe Tigri 2, ku tha se këto të fundit janë një shpërdorim i parasë publike.

Capture

Guxholli tha se qeveria nuk duhet të pranonte kontratata për sjelljen e këtyre dy TEC-ve pasi faktet lidhur me dëmet që shkaktojnë në mjedis janë shokuese, dhe mund të ishte zgjedhur një alternativë tjerër për të siguruar energji elektrike për vendin tonë.

Pyetje: TEC që kushtojnë miliona dollarë në vit por nuk janë vënë në punë?

Guxholli: Pikërisht ky është shpërdorim i parasë publike, dhe mos ndërmarrja e hapave të koordinuara në fat mesëm dhe afat gjatë. Në momentin kur ne nuk dimini ecurinë për prodhimin e energjisë, kjo lloj mase ishte e justifikuar por kontratat për këto TEC nuk duhet të ishin marrë me këto kushte që të shokojnë dhe të çudisin. Dhe kjo është keqpërdorim e parasë publike, pasi u pa afat shkurtër. Edhe në pushtetin e Berishës u diskutua marrja e këtyre TEC-ve, por lindi iniciativa për hidrocentralet e vegjël të cilët sot prodhojnë gjysmën e energjisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura