EKSKLUZIVE/ Partizani zgjedh trajnerin e ri, “Demat e Kuq” do t’i besojnë stolin ish-it të Sherif Tiraspolit dhe Osijekut

Jun 7, 2023 | 22:53
SHPËRNDAJE

Zoran Zekiç do të jetë pasardhësi i Xhovani Kolelës te Partizani. “Panorama Sport” mëson se 49-vjeçari kroat ka parakaluar në momentet e fundit Tomislav Stipiçin, duke fituar kështu besimin e drejtuesve të kuq, teksa është bërë zgjedhja e parë për stolin e “Demave”. 

PXL_150423_99384495-1024x682

Zekiç pritet të zyrtarizohet se shpejti, teksa vlen të theksohet se në të kaluarën ka drejtuar Maksimirin, Sherif Tiraspolin, Osijekun, hungarezët e Diosgiorit dhe së fundi Slaven Belupo.

Vlen të theksohet se 49-vjeçari Zekiç e ka mposhtur Partizanin në përballjen që ka pasur me “demat” e kuq, kur kroati drejtonte Sherif Tiraspolin.  

Në dy duelet e vlefshme për eliminatoret e Ligë së Europës, që Partizani u përball me Sherifin e Zekiç, në Moldavi, skuadra shqiptare barazoi me rezultatin 1-1 (1 gusht 2019), teksa goli u shënua nga Jasir Asani, teksa në duelin e parë ishte Sherifi që triumfoi në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-1 (25 korrik 2019).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura