EKSKLUZIVE/ “Partizani fiton derbin”, ish-kapiteni Bylykbashi: Tirana do të gabojë

May 2, 2023 | 8:34
SHPËRNDAJE

Pesë pikë në pesë ndeshje duhet të riku perojë Partizani për të arritur suksesin e madh të titullit kampion, në një duel të ethshëm që nga nisja e sezonit me kundërshtarët më të mëdhenj, Tiranën. Dorian Bylykbashi, ish-kapiten dhe ishfantazist i të kuqve, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, e sheh ende të hapur çështjen e titullit. Ai shprehet se Partizani mund ta fitojë derbin, sepse ia ka marrë dorën. Bylykbashi veçon Hasanin dhe Mbanë, por thekson se ekipet duhet të mbështeten te grupi.

dorian bylykbashi

Janë 5 pikë larg, në 5 ndeshje të mbetura. Sa i arritshëm është titulli?

Partizani nuk e ka vetë në dorë. Ata duhet vetëm të mendojnë të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe më pas të presin që Tirana të bëjë ndonjë gabim.

Ju duket se Tirana mund të gabojë rrugës deri në fund?

Mendoj se ka mundësi që të gabojë, sepse e pamë edhe në ndeshjen e shkuar ndaj Kastriotit, që shënoi në minutën e 90-të. Prandaj futbolli është i bukur, sepse ka të papritura. Shpresoj që të gabojnë, që titulli të ngjyroset i kuq.

Kush e ka më të lehtë, Tirana ndaj Teutës apo Partizani ndaj Kukësit?

Edhe Tirana ndaj Teutës do të jetë një ndeshje e fortë. Të dyjave u duhen pikët me patjetër. Mendoj se Teuta do të luftojë fort. Do të jetë edhe kjo një ndeshje shumë e ekuilibruar, që si gjithnjë, vendoset nga episodet.

Partizani dhe Tirana janë treguar më të qëndrueshme në ndeshjet e fundit. Çfarë ka ndikuar që në këto javë po e ndjekin njëra-tjetrën këmba-këmbës?

Kemi mbërritur në fazën finale të kampionatit dhe çdo gabim kushton gjithë sezonin. Nëse Partizani gabon edhe një herë, çështja e titullit më pas quhet e mbyllur. Kështu që duhet të bëjë të pamundurën për të fituar ndeshjet e tyre dhe të presë gabimet e rivalëve.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura