EKSKLUZIVE/ “Historia bëhet me Spanjën dhe Italinë”, rrëfehet trajneri iberik i Apolonisë: Shqipëria lë gjurmë

Dec 8, 2023 | 9:11
SHPËRNDAJE

Prej 1 korrikut në stolin e Apolonisë ësh të ulur një trajner spanjoll. Jeraj Rodriges po zhvillon një ecuri të mirë me ekipin fierak, teksa e ka kthyer në pretendent për ngjitjen në Superiore. Nga bota e futbollit, ai është një ndër spanjollët e pakët që kanë punuar në Shqipëri, kështu “Panorama Sport” i ka realizuar një intervistë ndryshe.

Rodriges

Rodriges tregon përshtypjet e tij për qytetin e Fierit, për qytetet e tjera në përgjithësi, por pa harruar Spanjën, ekipin që bën tifo, si edhe disa komente padyshim për shortin e Europianit, ku Shqipëria do të përballet me atdheun e Rodriges, Spanjën. Trajneri i Apolonisë thotë se në atë grup, Shqipërisë i ka ardhur mundësia për të bërë historinë, pasi ajo bëhet duke mposhtur më të fortët.

rodriges

Afro gjashtë muaj në Shqipëri, sa qytete keni vizituar deri tani?

Kam vizituar disa qytete si, Vlora, Lushnja, Elbasani, Gjirokastra, Saranda, Berati, Tirana, Durrësi, Peshkopia dhe Fushë-Kruja. Do të vizitoj edhe të tjera, por për shkak të punës së përditshme në Fier, i kam lënë për më vonë.

Ç’mendim keni për shortin e “Euro 2024”?

E besoni apo jo, por shorti i “Euro 2024” është fantastik, veçanërisht për Shqipërinë. Nëse do të kesh sukses e të bësh histori, atëherë në këto kompeticione kaq të rëndësishme, duhet të përballesh me më të mirët e më të fortët në Europë. Kështu lë gjurmë dhe kujtohesh gjithnjë. Pa harruar që edhe futbolli i sotëm nuk njeh më favoritë “absolut”. Pra, gjithçka është dhe mbetet e hapur. Gjithkush mund të mundë gjithkënd, sepse janë vetëm tri ndeshje.

Nëse do t’ju kërkonim një këshillë sesi ndalet Spanja, çfarë do na sugjeronit?

Kam një parim të veçantë në jetë, që nuk kam dhënë dhe nuk jap kurrë këshilla për kolegët e mi profesionistë. Shqipëria ka një staf të madh teknik dhe një trajner të jashtëzakonshëm, i cili në çdo moment do të dijë t’i vlerësojë kundërshtarët. Dhe, me këtë grup fantastik e të madh lojtarësh, mund të arrijnë shumëçka. E them me bindje të plotë që “Euro 2024” është vetëm fillimi i historisë së lavdishme të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura