Efi zbulon bisedën me Kiarën dhe tregon pse nuk janë takuar pas eliminimit të moderatores nga Big Brother Vip

Mar 31, 2023 | 23:06
SHPËRNDAJE

Efi Dhedhes ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhënien e saj me Kiarën, pasi shoqëria e tyre pati disa ulje ngritje.

1677620916_hf

Ajo tha se natën që moderatorja u eliminua i ka dhënë disa këshilla se sit ë përballet me komentet jashtë të cilat mund të jenë edhe negative.

Nga ana tjetër ajo zbuloi se nuk është takuar me Kiarën pas daljes së saj nga Big Brother për shkak se i ka lënë asaj hapësirën e saj që të ambientohet me jetën jashtë.

“I dhashë këshillat se si të përballet me realitetin jashtë. Nuk kemi folur Akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua m’u deshën shumë kohë që të takoja miqtë e mi”, tha Efi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura