Efektet anësore të ndërhyrjeve kirurgjikale, dermatologia tregon për Panorama TV komplikacionet: Gjatë aplikimit të filler-it mund të bllokohet një arterie dhe…

Apr 10, 2023 | 14:42
SHPËRNDAJE

Mjekia dermatologe Rozana Çela ka treguar efektet anësore të ndërhyrjeve kirugjikale.

E ftuar në “Panorama e Mëngjesit”, Rozana Çela tha se efektet mund të jenë të menjëhershme ose anësore. Ndërsa theksoi se komplikacionet më të rënda janë okluzionet vaskulare, sidomos aty ku injektohen fillersat.

“Ka raste që ndërhyrjet janë të ekzagjeruara, kur s’janë të nevojshme. Jo vetëm tek personazhet publik, por shikoj edhe në jetën e përditshme shoh vajza të reja që bëjnë ndërhyrje tek buzët apo mollëzat që janë të ekzagjeruara edhe për syrin. Ndaj nuk janë të nevojshme.

Të gjitha ndërhyrjet mund të kenë efekte anësore, si komplikacione gjatë kohës së injektimit, por mund të jenë edhe efekte të mëvonshme.

Komplikacionet mund të jenë hematoma, nxirje në vendin e injektimit, apo akoma të mëdha, deri në okluzionet vaskulare sidomos tek pjesa e fillerit, aty ku injektohet fillersi. Një pikë mund të bllokojë një arterie dhe të na japë deri në nekroza, komplikacione shumë të rënda”, u shpreh dermatologia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura