Efekivi i policisë ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge dhe u arrestua në Greqi, reagon ministri Balla: Është përjashtuar nga radhët e policisë

Sep 19, 2023 | 15:32
SHPËRNDAJE

Një efektiv policie, Amarildo Kureta, 32-vjeç punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, është arrestuar nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge.

balla

Ministri i  Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se ky i fundi është përjashtuar nga radhët e policisë, dhe se prej datës 2 gusht nuk ishte më në detyrë.

Kureta mësohet se punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.

Më herët Kureta ka qenë pjesë e forcave “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Mësohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura