VIDEO/ Forumi Strategjik i Bledit, Edi Rama takohet me Albin Kurtin, shkëmbejnë batuta me njeri-tjetrin!

Aug 28, 2023 | 14:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë i pranishëm në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit që po mbahet në Slloveni. Zyra e Kryeministrisë ka shpërndarë pamjet, teksa shihet kreu i qeverisë shqiptare teksa mban një çadër në dorë për shkak të kushteve të këqija meteorologjike.

Rama kurti- Shterngimi duare
Kryeministri Rama para se të niste forumi i Bledit është takuar dhe me homologun e Kosovës, Albin Kurti i cili ishte ulur pranë tij në këtë forum ekonomik.

Edi Rama Albin Kurti1

Nuk dihet se çfarë diskutuan Rama dhe Kurti, por në pamjet e shpërndara në kryeministria shihet se kreu i qeverise shqiptare dhe ai Kosovës kanë komunikuar normalisht, madje kanë shkëmbyer dhe batuta dhe buzëqeshje.

Rama Kurti=Pamet

Marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kreut të qeverisë së Kosovës janë tensionuar që pas anulimit të mbledhjes së përbashkashkët të dy qeverive dhe refuzimin e ftesës për ta pritur në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë. Qeveria sllovene organizatore e forumit thotë se “ i 18 forum strategjik i Bledit synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale në të ndërtuarin e shoqërive të qëndrueshme bazuar në solidaritet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura