Edhe pas 6 dekadash nga Traktati i Romës, gratë paguhen më pak se burrat. Çfarë thuhej në deklaratën e KE dhe si parashikohet të ndryshojë gjithçka me ligjin e ri të BE-së

Nov 14, 2023 | 21:07
SHPËRNDAJE

Gratë në Bashkimin Evropian paguhen mesatarisht 13% më pak se burrat që bëjnë të njëjtën punë, pavarësisht se paga e barabartë është pjesë e ligjit të BE-së, u deklarua të martën e 14 Nëntorit në Komisionin Evropian.

pune pagese burra gra

“Paga e barabartë për të njëjtën punë ose punë me vlerë të njëjtë është një nga parimet themeluese të BE-së. Ajo u parashikua në Traktatin e Romës në 1957″, thuhej në deklaratën e Komisionit.

“Megjithatë, progresi në eliminimin e hendekut gjinor në paga është i paarritshëm këtë vit dhe ka qenë i ngadaltë gjatë viteve po ashtu”, tha ai.

Për të ndihmuar në adresimin e problemit, Komisioni nxori një Direktivë për Transparencën e Pagave që hyri në fuqi në fillim të qershorit.

Direktiva, një ligj i BE-së, vendos një kornizë për mënyrën se si të zbatohet ideja e “punës me vlerë të barabartë” dhe kriteret e krahasimit që përfshijnë aftësitë, përpjekjen, përgjegjësinë dhe kushtet e punës.

Direktiva synon të ndihmojë punëtorët të identifikojnë diskriminimin në paga dhe ta sfidojnë atë. Por ende nuk është vendosur në ligjin kombëtar nga 27 vendet e BE-së, të cilat kanë tre vite kohë për ta bërë këtë./ Reuters

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura