“Edhe me dyer të mbyllura, ato që u dëgjuan ishin llahtar”- Salianji në Komisionin për sistemin “Tims”: Përgjegjësit do t’i çojmë aty ky duhet

Jun 11, 2024 | 12:40
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji është shprehur se ato që u dëgjuan gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ishin llahtar.

komisioni tims

Komenti i tij erdhi pasi ish-Përgjegjësi i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Ardit Muço kërkoi që mbledhja ku ai do të dëshmojë të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Por Salianji theksoi se përgjegjësit “do t’i çojmë aty ky duhet”.

“Edhe me dyer të mbyllura ato që u dëgjuan në Komision ishte llahtar se sa thellë është cenuar siguria kombëtare në raport me të dhënat e sistemit TIMS.

Gjithë shqetësimet tona në momentin e duhur, por edhe gjatë raportit që do të bëhet nga ekspertët, por edhe nga ajo që do të merret gjithsecili prej kolegëve, jo vetëm do ta shprehim shqetësimin dhe do të mbajmë përgjegjës ata që janë, do t’i çojmë aty ky duhet.

Por besoj që duhet të gjithë pa dallim partiak, kur bëhet fjala për cenim sigurinë kombëtare kemi dhënë votën e kemi qenë mbështetës, duhet që të gjithë bashkë në këtë rast dhe do mirëprisja që nga drejtues apo deputetë të PS të kishte iniciativë tjetër përtej këtij komisioni për aspekte që u dëgjuar në këtë mbledhje me dyer të mbyllura dhe që tronditin themelet e shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura