E vendosur! Çavi Hernandez pranon kushtet e Barcelonës dhe qëndron një tjetër vit te katalanasit

Apr 24, 2024 | 23:35
SHPËRNDAJE

Çavi Hernandez ka bërë prapakthehu në vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona në fund të këtij edicioni, siç kishte lajmëruar në janar. Pas një mbledhje me drejtuesit e klubit sot pasdite, është vendosur që Çavi të qëndrojë në detyrë edhe për vitin që i mbetet nga kontrata që kishte nënshkruar kur iu bashkua katalanasve.

 

cavi-laporta

Ish-mesfushori kishte deklaruar në janar se do të largohej dhe vetëm me plotësimin e ndonjë kushti të caktuar mund të ndryshonte mendje. Por sot ka qenë ai i cili ka pranuar çdo kusht që i ka vënë klubi, për të qëndruar në detyrë. Vendimi pritet të konfirmohet nesër nga një komunikim me mediat i presidentit Juan Laporta.

Pritet që kushti më i madh i vendosur për Çavin është përfshirja si krahu i djathtë i tij në stafin teknik i Domenek Torrent, ish-ndihmësi i Guardiolës i cilinë të kaluarën ka drejtuar edhe Gallatasarajin. Kështu, vëllai i trajnerit, Oskar, do të ketë një rol dytësor. Pritet që të ketë ndryshime edhe në stafin e përgatitësve atletikë, të fajësuar shpesh për dëmtimet e vazhdueshme të lojtarëve.

Laporta dhe Deko e dinin që Çavi dëshironte të qëndronte dhe kështu, në vend që të dëgjonin kushtet e trajnerit, ishin ata të cilët diktuan të tilla, duke marrë një “po” si përgjigje për gjithçka. Sipas mediave spanjolle, kjo vetëm për faktin se trajneri kërkon të triumfojë përsëri me Barcelonën dhe të mos largohet si humbës duke lënë punën në gjysmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura