E uroi të eliminohet që javën e parë nga “Dancing with the Stars”, Ronaldo Sharka i jep përgjigjen epike Deas (FOTO)

Sep 26, 2023 | 18:09
SHPËRNDAJE

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka është një ndër konkurentët e spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili pritet të startojë së shpejti.

ronaldo sharka dea

Shumë nga miqtë, familjarët dhe fansat e tij e kanë mbështetur ish-banorin e “BBV” në eksperiencë e tij më të re, ndërsa ndryshe nga ata, Dea Michele i ka bërë një urimin të papritur moderatorit.

Teksa ka postuar në InstaStory videon e tij prezantuese, ajo e ka uruar Ronaldon që të eliminohet që javën e parë.

Suksese! Uroj të eleminohesh javën e parë!”- ka shkruar Dea.

Nga ana tjetër, nuk ka kaluar shumë kohë dhe moderatori ka reaguar menjëherë duke  ripostuar foton në llogarinë e tij të Instagram, ai është shprehur që do ta fitojë çmimin e parë vetëm për inatin e Deas.

“Veç për inatin tënd do e fitoj”, është shprehur Ronaldo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura