E sheh Putin si hero, presidenti i klubit bullgar përsërit premtimin skandaloz: Fanellë me fytyrën e tij nëse fitojmë Kupën

Mar 4, 2022 | 22:34
SHPËRNDAJE

Vençislav Stefanov, presidenti i Slavia Sofjes në kampionatin bullgar, ka dhënë një premtim që ka krijuar shumë polemika. Kur skuadra e tij fitoi Kupën e Bullgarisë, ai u shfaq në podium me një fanellë ku ishte e vizatuar fytyra e Vladimir Putin. Një gjest të cilin ai premtoi ta bënte edhe këtë vit nëse skuadra e tij vazhdonte të njëjtën rrugë, pavarësisht situatës së Ukrainës.

asdasdasd

“Nëse fitojmë Kupën, do të vesh përsëri fanellën e Putin”, tha ai pas fitores 2-1 ndaj Beroe në çerekfinalet e Kupës. “Të gjithë ata që e duan Bullgarinë të mos harrojnë se dy herë ishin rusët të cilët  erdhën të na ndihmonin si aleatë. Shpresojmë që të kthehen si miq. Nëse ne vazhdojmë me këtë frymë, nuk do të jenë aq miqësore në të ardhmen. Ukraina dhe Rusia janë dy popuj vëllezër, duhet ta njohim një gjë të tillë”, tha Stefanov.

ddsfsdfsd

Fanella që ai veshi në festimin e vitit 2018, është kthyer në një hit në atë vit, por në periudhën e luftës, nuk duket se do të jenë të shumtë ata që do të ndjekin shembullin e presidenti të klubit bullgar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura