E rrallë/ Shqiptari në Angli me zemrën në krahun e djathtë! Mjeku që e ndjek tregon për “Panorama TV”: Shërbimet i janë ofruar falas! Operacion mund të zgjasë mbi 20 orë

Mar 13, 2023 | 9:21
SHPËRNDAJE

Një shqiptar në Angli, i cili është paraqitur në një spital në Londër me disa komplikacione ka rezultuar se zemra e tij ndodhet në krahun e djathtë.

Mjeku kardiolog që ndjek pacientin, Kristo Papa thotë se ky është një rast i rrallë, pasi në gjithë botën mund të jenë 5-6 pacientë.

Për emisionin “Panorama e mëngjesit” në Panorama TV, Papa kë treguar se gjendja e pacientit për momentin është stabël, por ai thekson se një rast i tillë duhet të mbahet nën kontroll të vazhdueshëm.

“Kemi një rast unikal, mund të jenë 5-6 në botë. Kjo quhet një desokardia invers në të djathtë. Duhet të bëjnë një diagnozë që kur fëmija është në barkun e nënës. Nëse nuk zbulohet që në bark kemi të bëjmë me një fenomen të vështirë gjatë jetës.

Ky është rast i një pacienti që jeton dhe punon në Angli. Ai ka një hipertrofi të madhe, 44-45 milimetër. Kjo do një kujdes të veçantë. Unë kam folur me spitalin ku punoj që ne ta ndjekim falas pacientin”, tha mjeku kardiolog.

Sipas mjekut, ky lloj komplikacioni me organet në krahun e kundër mund të shkaktojë probleme serioze, deri në vdekje. Ai tha se pacienti shqiptar mund edhe t’i nënshtrohet një operacioni, i cili zgjat mbi 20 orë.

“Kjo mund të krijojë probleme serioze, si psh një vdekje të papritur. Aktualisht ne po shohim si është funksionaliteti i organeve. Duhet të bëhen të gjitha analizat.

Aktualisht gjendja e pacientit është e stabilizuar. Por kemi të bëjmë me një ventrikul të zmadhuar. Ky është një rast i vështirë edhe për mua.

Aktualisht mund të bëjmë një nga operacion më të vështira. Mua më pëlqejnë sfidat. Ne tek spitali jonë vijnë paciente nga e gjithë bota. Po një pacient i tillë ka një nevojë për një operacion, në këtë rast është transplanti, por edhe kur venat janë në një pozicion jo normal edhe kjo përben një sfidë.

Këto operacione  mund të zgjasin edhe mbi 20 orë, sepse duhet bërë ripozicionimi i zemrës.

Jemi në kontakt me pacientin, i kemi dhënë të gjitha disponimitetin”, sqaroi mjeku duke këshilluar se raste të tilla duhet të ndiqen në mënyrë të rregullt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura