E PAZAKONTË/ Thirret për të dëshmuar në Hagë ish-kandidati i AAK për Deçanin, ka qenë vetëm 6-muajsh në vitin 1998

Jan 15, 2022 | 13:51
SHPËRNDAJE

Ish-kandidati i AAK-së për asamblenë komunale në Deçan, Musa Lekaj, ka bërë me dije se është thirrur që të intervistohet në Hagë, për ngjarjet e luftës në Kosovë.

musa lekaj

E pazakonta në rastin e Lekaj është se ai ka qenë vetëm 6 muajsh në vitin 1998, kur nisi dhe lufta në Kosovë.

Lajmin e ka bërë publik vetë ish-kandidati i AAK përmes një postimi në rrjete sociale, ku shpreh çudinë në lidhje me këtë vendim të pazakontë të gjykatës ndërkombëtare.

“Çuditrisht dje kam mare ftese nga Zyra e Prokurorit te Specializuar ne Hage qe te intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse ne kohen kur filloi lufta ne muajin Mars 1998 une kam qene vetem 6 muajsh!!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura