E moshuara hidhet nga ura në lumin Vjosë, të rinjtë vrapojnë për ta shpëtuar dhe e nxjerrin nga uji! Detajet

May 26, 2023 | 15:04
SHPËRNDAJE

Një grua e moshuar është hedhur nga ura në lumin Vjosë në hyrje të qytetit të Përmetit.

lumi vjose

70-vjeçarja ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur në lumë.

Por disa të rinj të gjendur rastësisht aty, janë hedhur gjithashtu në ujë për ta shpëtuar.

Ata kanë arritur ta nxjerrin nga lumi dhe e moshuara është dërguar në spital.

Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Dyshohet se 70-vjeçarja ka tentuar të vetëvritet në kushtet e depresionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura