“E lënça mbrapa”- Agron Llakaj flet si rrallë herë publikisht për bashkëshorten: Kemi kaluar stuhi bashkë, i lutem Zotit ta kem pranë sa më gjatë

Dec 7, 2023 | 17:29
SHPËRNDAJE

Si rrallë herë, aktori i humorit Agron Llakaj ka folur publikisht për bashkëshorten e tij Kostandinën, për të cilën tha se është baza e tij.

-800-0-63886f1100f6e

Llakaj tha se bashkë kanë kaluar shumë sfida dhe se nuk janë çift i përsosur, ndërsa thekson se ajo dhe ka sakrifikuar që ai të bëhej aktor.

“Ne kemi një shprehje: që domatja të rritet, ka nevojë për hurin. Që unë jam ngjitur lart, baza ka qenë Kostandina. Ajo ka rritur fëmijët tanë, sakrifikoi që unë të bëhesha aktor. Nuk jemi çifti i përsosur, kemi pasur dhe zënka. Kemi kaluar stuhi dhe dallgë. I lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë e të ketë shëndet. E lënça mbrapa”, tha aktori gjatë një interviste në “Wake Up”.

Llakaj foli dhe për fëmiljen e tij, për të cilën tha se është dhurata më e madhe.

“Jam rritur në një familje të madhe, ishim 7 fëmijë. Baza për suksesin është familja. Të ndihesh i rrethuar nga familja, është dhurata më e madhe. Unë nuk u imponoj atyre asgjë. Nëse Zoti ka vendosur që diçka nga unë ta trashëgojë te nipërit dhe mbesat, le të vijë natyrshëm.

Lufta e artistit është që të përsosesh. Është një art që e dashuroj, jetoj me këtë art, jo vetëm ushqehem. Kur kthen kokën mbrapa sheh një punë të jashtëzakonshme. Arti nuk ka moshë. Shoh që tani ka humbur interesi te libri. Nuk është një e ardhme e shëndoshë e një shoqërie të shëndoshë. Humori ka fuqi. E unë mundohem që të kem kontributin tim te kjo”, tha Llakaj.

640-0-5ad4fc6213c32

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura