E konfirmon “L’Equipe”/ Arrihet marrëveshja, Mesi te PSG-ja! “Pleshti” udhëton sot drejt Parisit

Aug 10, 2021 | 12:17
SHPËRNDAJE

Nuk ka kthim prapa! Lionel Messi do të jetë lojtar i PSG. Pas më shumë e 48 orëve që pranoi ofertën e PSG, Lionel dhe babai i tij Jorge Mesi duket se janë pajtuar me gjigantin francez.

mESI25

Raportimet e fundit nga “L’Equipe” thonë se Messi ka arritur marrëveshje me skuadrën e PSG, teksa avioni i tij pritet në orët e ardhshme në kryeqytet.

Media prestigjioze franceze zbulon se “Pleshti” do të kryejë ekzaminimet mjekësore në fund të ditës dhe më pas do të nënshkruaj kontratën 2-vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Mesi france

Gjithashtu bëhet me dije se një konferencë për shtyp pritet të mbahet në stadiumin e PSG-së, ditën e mërkurë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura