“E ka pranuar humbjen, ndaj kërkon…”/ Basha i përgjigjet Ramës: Koha e tij ka mbaruar! Nuk ka ndryshim pa u larguar ai

Apr 15, 2021 | 17:30
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama një ditë më parë se ishte i gatshëm për bashkëpunim pas zgjedhjeve, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kreu i qeverisë e ka pranuar humbjen dhe se kërkon bashkëqeverisje.

391aa940-d26f-43eb-a96d-49db4320bb95

Nga Kombinati, kryedemokrati tha se Edi Rama e di se shqiptarët ia kanë mbyllur derën.

“Dua t’i them nga Kombinati që nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama”- theksoi Basha.

Lulzim Basha: Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, banorë të njësisë administrative 6, faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë shpresë dhe besim që keni sot, në sytë tuaj, në zërin tuaj, kjo është garanci për ndryshim, garanci për 25 prillin ditën e qytetarëve. Si dita e nënave vajtura, këto 8 vite me radhë, dita e baballarëve të shpunësuar, dita e të rinjve të nëpërkëmbur, dita e vogëlushëve të cilët më 25 prill me votën tuaj për numrin 9 do t’i çlironi nga 8 vite keqqeverisje dhe do t’i jepni mundësinë që të edukohen e të bëhen gati për të qenë brezi i parë i të rinjve europian i Shqipërisë europiane.

Padurimi për ndryshim e prek dhe e ndjej kudo, e shpeshherë ai merr forma të mëdha të tilla si ky që pamë sot. Varg i gjatë njerëzish, varg i gjatë automjetesh të cilët janë bërë bashkë për të shprehur padurimin dhe dua t’i kërkoj ndjesë çdokujt që përjetoi ndoshta probleme me trafikun, por dua t’ju them se ngecja 8 vjeçare e Shqipërisë do të marrë fund më 25 prill. Së bashku do ta hapim rrugën për ekonomin tuaj, do të hapim rrugën për fëmijët tuaj, për të rinjtë tuaj, do ta hapim rrugën drejt Bashkimit Europian.

Këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku, sepse ne kemi një plan i cili në qendër ka familjet tuaja, fëmijët tuaja. Dhe më 25 prill vota nuk është për mua. 25 prilli nuk bëhet për Lulzim Bashën apo Partinë Demokratike, nuk bëhet jo që jo për atë që kishte 8 vite me radhë dhe ju lanë baltë demokratë e socialist, burra dhe gra, të moshuar dhe të rinj. Sepse 8 vite është një kohë e gjatë për të mbajtur premtimet dhe ju e dini se 8 vite me radhë në vend që të mbante premtimet ndaj jush, ai ju kërcet për herë të tretë në derë dhe ju kërkon dhe 4 vite të tjera. Mendon vetëm për veten veten e tij, vetëm për një grusht njerëzish.
Lulzim Basha: Vetëm për veten e tij. Vetëm për një grusht njerëzish. Është kështu apo jo?
Qytetarët: Po!
Lulzim Basha: Dhe ju e dini fare mirë nëse 8 vite nuk i ke plotësuar premtimet ndaj njerëzve. Nëse 8 vite nuk mjaftuan për të bërë qoftë dhe një premtim realitet A ke të drejtë të kërkosh dhe 4 vite të tjera?
Qytetarët: Jo!
Lulzim Basha: Tani po ju troket prapë në derë edhe po ju kërkon prapë edhe 4 vite të tjera. Ju ja keni mbyllur derën. Është kështu apo jo?
Qytetarët: Po!
Lulzim Basha: Ja keni mbyllur derën apo jo?
Qytetarët: Po!
Lulzim Basha: Këtu nga kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim por dua t’i them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama.

Ndryshimi do të vij. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj. Çfarë do të votoni me datë 25 prill?

Qytetarët: Numrin 9!
Lulzim Basha: Cilin numër?
Qytetarët: 9!
Lulzim Basha: Për ndryshimin i cili fiton Shqipëria. Cilin numër?
Qytetarët: 9!
Lulzim Basha: Zoti ju bekoftë ju! Votoni numrin 9! Votoni ndryshimin! Shqipëria Fiton!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura