“E ka djegur Kushtetutën”- Salianji për buxhetin e 2024: PS e miratoi në mënyrë tinzare, për herë të parë goditet shtresa e mesme

Dec 7, 2023 | 10:17
SHPËRNDAJE

Pas miratimit të buxhetit dhe paketës fiskale për 7 minuta nga ana e mazhorancës mes tymuese dhe shpërthimit të shashkave, deputeti i PD, Ervin Salianji është ndalur të flasë për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Ai është shprehur se mazhoranca e ka djegur Kushtetutën, duke shtuar se tanimë parlamenti po funksionin në kushtet e një Junte dhe thekson se ky është buxheti i parë që godet shtresën e mesme atë  më demokratike.

“Edi Rama në mënyrë të përsëritur i ka vendosur flakën, parlamentit të Shqipërisë. Po funksionojnë në kushtet e një junte, ku forca fizike e gardistëve, e drejtuesve të Policisë, e krimit në zgjedhje bëjnë të mundur mbajtjen në këmbë të kësaj ngrehine që duket qartësisht se nuk po bashkëjeton në mënyrë demokratike, sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Në mënyrë tinëzare dhe me vrap, PS votoi buxhetin i cili për herë të parë godet shtresën e mesme, godet më të rëndësishme për qytetarët në një demokraci, taksim 21% të profesioneve të lira…

E patë dhe sot që kishte amendime nga deputetë të PD dhe u hodhën poshtë… Kush do që ne të bëhemi palaçot e Edi Ramës, ne nuk bëhemi dot. Kushdo që merr përsipër të bëhet palaço për ndonjë arsye tjetër, që mund të jenë arsye financiare apo të ndonjë përfitimi të drejtpërdrejtë, është i denjë për ta bërë.


Për të gjithë ata që hedhin broçkulla të tipit “po të ishit ju, çfarë do të ndodhte”, ja ku kishte mendime dhe i hodhën për dy sekonda se nuk pyet për Kushtetutë. Ne nuk po bëjmë betejë përveçse për mijëra njerëz që kanë miratuar këtë Kushtetutës. Nuk po lëmë që vendi të shkojë në një regjim të plotë.
 tha ndër të tjera Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura