“E dhëna më shqetësuese në raportin e DASH, gjendja e medias në Shqipëri!”- Luçiano Boçi: Rasti më flagrant i përmendur është shembja e “Prestige Resort”

Mar 21, 2023 | 9:27
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një reagim për atë që thuhet në raportin e DASH për Shqipërinë, thotë se “babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë”.

336785586_771160291099602_4827392155721725283_n

Sipas Boçit, “e dhëna më shqetësuese në raportin e DASH, lidhet me gjendjen e medias në Shqipëri! “Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”. Rasti më flagrant i përmendur në raport është ai i shembjes së “Prestige Resort”, të pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu, në dhjetorin e vitit të kaluar!

POSTIMI I PLOTE

Raporti i DASH tregoi Shqipërinë e vërtetë! Drejtësi jo e lirë! Korrupsion i frikshëm! Media të kapura!

‼️Babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë.

?Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit praktikisht ka rrëzuar një qeveri të kalbur që qëndron ende në pushtet me forcën e parave të pista dhe shpërdorimit të çdo resursi shtetëror sa herë që ka procese zgjedhore.

⚖️A ka sot Shqipëria drejtësi të pavarur ashtu siç parashikohet në kushtetutë? “Presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raportin e DASH.

?A ka sot korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes? “Korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private”, thuhet në raportin e DASH.

?Por e dhëna më shqetësuese në raportin e DASH, lidhet me gjendjen e medias në Shqipëri! “Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”. Rasti më flagrant i përmendur në raport është ai i shembjes së “Prestige Resort”, të pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu, në dhjetorin e vitit të kaluar!

?Kjo është panorama e zezë e një Shqipërie që është e bukur vetëm për Edi Ramën dhe pushtetarët e tij. Kjo është Shqipëria që nuk bën progres! Kjo është Shqipëria që ka ëndërruar Edi Rama në projektin e tij për të rikthyer diktaturën në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare! Kjo është Shqipëria që duam të ndryshojmë! E nisim ndryshimin nga qytetet tona!????

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura