E BUJSHME/ U kërkua me ngulm nga trajneri Longo, Kukësi arrin akordin me mesfushorin spanjoll (VIDEO)

Aug 6, 2021 | 8:32
SHPËRNDAJE

Kukësi arrin akordin me mesfushorin spanjoll Pablo de Lukas. Siç pati konfirmuar trajneri i Kukësit, Diego Longo ekskluzivisht për “Panorama Sport”, një mesfushor i është bashkuar klubit të verilindorëve dhe është pikërisht ish-lojtari i cili ka një CV të pasur teksa në të kaluarën është aktivizuar me shumë klubet me nivel si Sporting Gijon, Salamanca, Ksanthi, Voluntari, Beitar Jerusalem, etj. 

pablo-de-lucas-45278c04-c5a8-4e5c-9e83-14b8e3eeb2c-resize-750

Mesfushori i cili mbush 35 vjeç në muajin shtator, u kërkua me ngulm nga trajneri italian i verilindorëve dhe akordi është arritur. Pavarësisht moshës madhore, Longo është i bindur në cilësitë e De Lukas dhe beson shumë se mund ta ndihmojë Kukësin në arritjen e objektivave sezonin e ri.

pablo

Deri më tani, te Kukësi merkaton e kanë bërë drejtuesit me në krye Pejiçin, por kjo është kërkesa e parë e Longos, i cili pret edhe përforcime të tjera në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura