E BUJSHME/ Fabricio Romano nën akuza, merrte para nga lojtarët në këmbim të…

Mar 2, 2024 | 16:32
SHPËRNDAJE

Eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano duket se është nën akuza për marrje ryshfetesh në këmbim të lajmeve për lojtarë të ndryshëm.

fabricio romano

Këtë gjë e ka bërë me dije media daneze “Tipsbladet”, e cila investigoi rreth një ngjarje për një lojtar të Kopenhagenit, me klubin që refuzoi vetë të gjitha gjërat e thëna nga Romano.

Pas investigimit të kryer, u zbulua se kompania “Memmo”, duke punuar si ndërmjetëse, do të ofronte shërbimet e saj për futbollistë të ndryshëm në mënyrë që në këmbim të një pagese, duke shkruar informacione të ndryshme në faqen e Romanos në “Twitter” dhe “YouTube” sipas dëshirës së lojtarëve.

Për momentin, nga ana e Fabricio Romanos nuk ka asnjë reagim sa i përket kësaj ngjarjeje. Po ashtu zbulohet se italiani ka refuzuar të japë dhe një intervistë për median e përmendur më sipër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura