Dyshohet se i nxori personi “OG”/ Rrjedhja e informacioneve të klasifikuara ushtarake në SHBA zbulon “luftën” pas mureve të Kremlinit, përplasjet brenda qeverisë rusë bëhen për…

Apr 13, 2023 | 16:58
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se është “i shqetësuar” për rrjedhjet e dokumenteve ushtarake të klasifikuara, që kanë tronditur Pentagonin gjatë ditëve të fundit.

gftkh

Sipas burimeve nga mediat e huaja, dyshohet se personi që qëndron pas rrjedhjes së këtyre informacioneve, besojet të jetë një i ri i apasionuar pas armëve dhe i ndau informacionet në një grup me lojtarë të tjerë.

Presidenti amerikan u pyet në lidhje me këtë ngjarje gjatë një vizite në Dublin, ndërsa ai vazhdon turneun e tij katër-ditor në ishullin e Irlandës.

Ai tha se ndërsa ishte “i shqetësuar” për rrjedhjen e informacioneve të ndjeshme, duke shtuar se ishte i vetëdijshëm se kjo gjë do të kishte pasoja të mëdha.

Zoti Biden vuri në dukje se kishte një hetim “të plotë” nga komuniteti i inteligjencës dhe Departamenti i Drejtësisë i SHBA për këtë çështje. “Ne po afrohemi,” tha ai, në hetimin e asaj që ndodhi. “Por unë nuk kam një përgjigje.”

I dyshuari për shpërndarjen e informacioneve në dhomën e bisedës Discord, është i njohur si “OG”.

Ai pretendoi se gjatë shpërndarjes së informacioneve ishte duke kaluar ditën në një objekt të mbyllur, ku telefonat ishin të ndaluar, sipas një historie të publikuar nga Ëashington Post.

Fillimisht ai shtypi versione të dokumenteve shumë sekrete dhe i postoi për t’i lexuar grupi prej rreth 25 anëtarësh aktivë nga vende të ndryshme, por më vonë kaloi në postimin e një sërë fotosh të vetë dokumenteve.

Pentagoni është në garë për të gjetur fajtorin dhe përmasat e skandalit janë krahasuar me rrjedhjet e Edëard Snoëden në 2013.

Ndërsa saktësia e tyre është vënë në dyshim, dokumentet e zbuluara duket se zbulojnë dobësi të mundshme në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në vend.

Përveç ndarjes së sekreteve shtetërore, shtetasi OG do të parashikonte gjithashtu ngjarje të mëdha, sipas një tjetër anëtari të bisedës Discord të intervistuar nga Post.

SHBA-ja tani ka mbledhur 510 raporte të objekteve fluturuese të paidentifikuara, shumë prej të cilave fluturojnë në hapësirën ajrore të ndjeshme ushtarake.  Ndërsa nuk ka asnjë provë për jashtëtokësorë, ata ende përbëjnë një kërcënim, tha qeveria në një përmbledhje të raportit të deklasifikuar të publikuar të enjten, 12 janar 2023.

Nga informacionet e përfshira në dokumente, mësohet se shtrirja e agjencive të inteligjencës amerikane është gjithnjë e më shumë nën qendër të vëmendjes.

Sipas Neë York Times, dokumentet ndriçojnë gjithashtu përplasjet brenda qeverisë ruse.

Ata “pikturojnë një pamje të grindjeve” pas mureve të Kremlinit, mbi numrin e viktimave në luftën në Ukrainë.

Zyrtarët në disa vende kanë mohuar ose hedhur poshtë pretendimet nga të dhënat e zbuluara.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për Sky Neës: “Si të gjithë të tjerët, ne nuk e dimë shkallën e origjinalitetit të këtyre dokumenteve”.

“Por edhe nëse nuk i marrim parasysh, shumë kohë përpara se të shfaqeshin këto dokumente, ne kishim dhe kemi ende informacione se shumë instruktorë, përfshirë ata nga Britania, dhe luftëtarë po marrin pjesë në aksionet ushtarake në Ukrainë”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura