“Dyshimet nisën pas gjetjes së automjetit që ishte lëvizur nga djemtë”- Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, gazetarja: Ja pse vajza mori përsipër krimin

Feb 26, 2024 | 22:09
SHPËRNDAJE

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shënvlash, Durrës më 10 shkurt, por e cila u zbulua nga policia 12 ditë më vonë, ku familjarët vranë dhe groposën në kasolle babain e tyre, Pëllumb Meta, 50-vjeç ka tronditur jo pak opinionin publik.

hygerta meta amarildo meta hysen meta gjykate1

E ftuar në emisionin “Open” në News24, gazetarja Glidona Daci ka zbuluar detaje lidhur me krimin dhe tentativën për manipulim të ngjarjes nga familjarët.

Sipas gazetares, vajza Hygerta Meta ka marrë përsipër krimin për shkak se mund të marrë një dënim më të ulët se vëllai i saj, Hysen, ndaj të cilit ka prova se është pikërisht ai autori.

Ajo shprehet autoritet nisën të dyshonin pas gjetjes së automjetit të braktisur të Pëllumb Metës, i cili kishte lëvizur me dy djemtë e tij, të cilët janë pikasur nga kamerat e sigurisë në zonë.

“Hygerta marzhin e dënimit mund ta ketë edhe më të ulët se i vëllai. Kur ajo pranonte krimin dhe vëllai heshtte dhe asaj i janë paraqitur provat sipas të cilave ai ishte autori i vrasjes. Prokuroria ka dyshime të forta se të përfshirë në këtë ngjarje janë të katërt pjesëtarët e familjes, por organi i akuzës beson se ka qenë djali i madh ai që ka qëlluar drejt babait. Ai thotë se ishte prezent kur motra qëlloi babain, atëherë pse nuk e ndaloi.

Në momentet e para pas denoncimit nga djali, ai ka pranuar se para disa vitesh Pëllumb Meta është larguar nga banesa për disa ditë dhe ka nisur verifikimet. Dyshimet nisën kur u gjet automjeti i braktisur në sektorin Rinia. Hygerta gjatë gjithë kohës ka qenë e tensionuar edhe gjatë komunikimeve të para me policinë. Kjo ka ngritur dyshimet e hetuesve për të shkuar edhe më tej. Përballë provave ata kanë zbuluar se kanë pasur të bëjnë me një krim në familje. Kamerat e sigurisë së zonës kanë pikasur dy djemtë që kanë braktisur automjetin e të atit”, u shpreh ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura