“Dy metoda që rrisin mundësinë e shtatzënisë”- Mjeku Obstetër-Gjinekolog për Panorama TV: Gjithçka varet nga sistemi nervor! Kur do t’i bëjnë fëmijët nëse presin mirëqenien?

May 31, 2023 | 21:29
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur Obstetër-Gjinekolog, Nikita Manoku i ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV thotë se infertiliteti tek çiftet e reja sot nuk lidhet me aspektet mjekësore, por me ato socio ekonomike.

Sipas mjekut, me futjen e metodave të reja në trajtimin  e infertilitetit, siç është fekondimi in vitro dhe inseminimi artificial është rritur mundësia tek pacientet që kanë qenë infertilë, për t’u bërë prindër.

“Nuk do të thoja që kemi një rritje të infertilitetit.  Në aspektin mjekësor dy janë elementet e infertilitetit, sëmundjet infektive te gratë dhe çrregullimet hormonale. Në dy rastet nuk kemi përqindje të lartë, jemi në nivelet që kemi qenë më parë. Është po ajo përqindje që ka qenë historikisht. Ka një ndryshim në sëmundjet infektive, por jo domethënëse.

Me futjen e metodave të reja në trajtimin  e infertilitetit është rritur mundësia tek pacientet që kanë qenë infertile. Nëse para 30 vitesh gratë trajtoheshin me medikamente dhe nëse kishin ndonjë problem kirurgjikal, sot ka dy metoda të tjera që rrisin mundësinë e shtatzënisë, që është fekondimi in vitro dhe inseminimi artificial.

Të dyja këto përbejnë 40% të suksesit në infertilitet, plus 40 dy metodat e para dhe zgjidhja e problemit është në masën 80% te këto çifte. Pra nuk qëndron e keqja tek infertiliteti, evolucioni ka qenë shumë mirë në zgjidhjen e infertilitetit. Unë do ta shikojë në një aspekt tjetër, socio ekonomik.

Ne kemi qenë në kontakt me çiftet e reja. E para kërkojnë cilësi jetën, e dyta kërkojnë të zgjidhin problemin e mirëqenies për të ardhmen e familjes. Del pyetje? Kur do ta bëjnë fëmijën këta?

Në Evrope mesatareje e lindjes së fëmijëve nuk është më një moshë e re 20-25, por është 30-35. Sot për çiftet në Shqipëri mosha mesatare është mbi 30 vjeç”, tha mjeku Manoku.

Pyetje: Ka ndonjë moshë biologjike për femrat, që do ta konsideronit ideale për të mbetur shtatzëna?

Manoku: Unë do të përgjigjesha me një pyetje tjetër. Natyra, i ka dhënë shansin njeriut duke i sjellë pubertetin në moshën 12-13 vjeçare. Nëse natyra të pjek në këtë moshë mundësia e shtatzënisë fillon në këtë moshë. Por shoqëria ka vënë rregulla dhe ka ndryshuar rrjedhën e mbetjes shtatzënë. Me evolucionin e shoqërisë, me rritjen e kushteve çiftet kanë filluar të krijojnë shtatzani në një moshë më të rritur

Pyetje: Kemi dëgjuar që mirë është qe fermat të mbeten shtatzëna para se të bëhen 30 vjeç

Manoku: Në mënyrë absolute jo. Gjithçka varet nga sistemi nervor. Ka evoluar jetëgjatësia, evolucion psikik dhe është ky faktori kryesor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura