Dy grupet e PD-së padi në Kushtetuese për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ja qëndrimi i qeverisë shqiptare

Dec 6, 2023 | 17:25
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, dy grupet e PD-së kanë depozituar në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantet. Për këtë ne emër të qeverisë shqiptare, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kjo është e drejtë e çdo kujt që ta çojë në Kushtetuese. Manja theksoi se kjo marrëveshje nuk është antikushtetuese për aq kohë sa i ka kaluar të gjitha filtrat para se të firmosej nga Rama dhe Meloni.

manjaa

“Në dijeninë time qeveria italiane e ka kaluar marrëveshjen. Është një marrëveshje e cila janë bërë publike edhe arsyet e kësaj marrëveshje.

Qëndrimi i qeverisë është e drejtë e gjithë kujt ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka të jetë antikushtetuese pasi i ka kaluar të gjitha filtrat përpara nënshkrimit me palën italiane.

Kjo marrëveshje sa i takon përputhshmërisë me ligjin dhe kushtetutën i ka kaluar të gjitha filtrat para se të firmosej nga Rama dhe Meloni”, tha ministri Ulsi Manja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura