“Dukeshin familje e lumtur” – Flet menaxheri i lokalit ku Liridona konsumoi “darkën e fundit”: Të gjitha pamjet i ka marrë policia, nuk kemi çfarë…

Dec 5, 2023 | 12:58
SHPËRNDAJE

Menaxheri i lokalit, ku Liridona Ademaj, së bashku me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët, konsumuan darkën e fundit, para se kjo e fundit të binte pre e një grabitjeje të stisur pikërisht nga bashkëshorti i saj, për arsye që ende nuk dihen zyrtarisht, ëshë shprehur shkurtimisht se ata ishin klientë të rregullt.

liridona murseli naim murseli2

Në një bisede telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, menaxheri u shpreh se ata dukeshin një familje e lumtur.

Ai shton se për rastin, policia ka marrë të gjitha pamjet e nevojshëm dhe ata nuk kanë më çfarë deklaratash të japin.

Me rastin  vajzës është marrë policia. Po i kemi pasur klientë. Dukeshin të lumtur bashkë më fëmijët.

Policia ka marrë video dhe fotot, ne nuk mund të japim me deklarata të tjera” tha ai shkurtimisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura