Dueli Poloni-Shqipëri, 5 arsyet përse kuqezinjtë e kanë të vështirë t’ja dalin ndaj polakëve…

Mar 27, 2023 | 18:45
SHPËRNDAJE

Polonia do të presë sot Shqipërinë në orën 20:45 për të zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese në Euro 2024. “PanoramaSport” më poshtë ka renditur 5 arsyet pse kuqezinjtë e kanë të vështirë ndaj polakëve:cbnmcb

1) Ka mungesa të rëndësishme. Dëmtimi i Gjimshitit, Ismajlit, Bares dhe Brojës ka tronditur gjithë boshtin e skuadrës (mbrojtje-mesfushë-sulm).

2) Trajner i ri me shumë entuziazëm, por pa asnjë miqësore për të pasur mundësi të testojë dhe të njohë më mirë skuadrën. FSHF ia “dhuroi” të gjitha miqësoret e nëntorit Edi Rejës që ishte e sigurt se do të ikte dhe nuk gjeti dot ekip për në mars…

3) Ndeshja e parë e trajnerit të ri në transfertë kundër Polonisë së Levandovskit… I pamëshirshëm edhe shorti për kuqezinjtë.

4) Rivalët vijnë pas një humbjeje me Republikën çeke dhe moralin nuk e kanë si duhet, por kjo mund t’i bëjë akoma më të rrezikshëm. Plus pastaj 50 mijë tifozë në tribuna kundër nuk është ndonjë bonus për ne…

5) Kanë historinë me vete. Nuk i mundim prej 70 vitesh polakët, ndonëse kemi luajtur 13 ndeshje kundër tyre. Ndonjë lojtar si Muçi që luan në Varshavë dhe e njeh mentalitetin, por ka edhe cilësitë t’u bëjë keq, Silvinjo nuk e ka marrë fare..

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura