“Duam që gjermanët të flasin për Shqipërinë”- Anduena Stephan për ‘Panorama TV’: Gjuha shqipe është e treta më e folur në landin ku ne jetojmë

Nov 28, 2023 | 15:33
SHPËRNDAJE

Anduena Stephan, Konsullja e Nderit shqiptare në Gjermani, në një lidhje live me “Panorama TV” ka folur në lidhje me diasporën gjermane dhe me aktivitete e zhvilluara atje në kuadër të festimeve për 111-vjetorin e Pavarësisë.

Pasi uroi shqiptarët për festat e nëntorit, ajo tha se është ndjesi e dyanshme, prania e shumë të rinjve shqiptarë në Gjermani.

Nga njëra anë jam e lumtur, tha Stehan, sepse në landin ku jeton gjuha e tretë më e folur është shqipja, pas gjermanishtes dhe anglishtes.

Por nga ana tjetër, tha se është dhimbje për Shqipërinë që të rinjtë largohen nga venlindja dhe zhvendosen në Gjermani.

“Ndjesinë e kemi të dyanshme. Njëri kah është shumë e lumtur, sepse gjuha shqipe është gjuha e tretë e folur këtu në landin ku jetojmë.

Ajo që është me dhimbje është se ky brez i cili ka lënë Shqipërinë dhe ka ardhur për të grumbulluar eksperienca personale dhe profesionale në Gjermani sigurisht që ka lënë një boshllëk shumë të madh në Shqipëri Sidomos në qoftë se mendojmë edhe faktin se janë zhvendosur me familjen e tyre.

Për Shqipërinë është e dhimbshme. Por ajo që ne duam të bëjmë përmes këtyre aktiviteteve është ta mbajmë bashkë Diasporën tonë, ta mobilizojmë që përveç humbjes së trurit të kemi dhe fitimin e trurit.

E rëndësishme është për ne që gjermanët të flasin për Shqipërinë”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura