“Dua të jem një katunar pa pretendime dhe i pabesdishëm”- Rama zbulon ku e sheh veten pas dy dekadash! Kryeministri: Edhe po të më rrëshqasë “ledhi”…

May 25, 2024 | 9:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash e shikon veten e tij duke jetuar në fshat, “duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj”.

edi rama3

Kreu i qeverisë u shpreh se dëshiron të jetë një të jetë një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët, i gatshëm për të takuar njerëzit që dëshiron/

“Mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët”, u shpreh Rama.

“Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj, si psh të qep.

Duke ndarë eksperiencën e shijes me njerëzit që nuk më zgjedhin, por që i zgjedh.

Unë e shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit, të dëgjuarit, të shikuarit. Është e bëshme sepse, mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët. Besoj, uroj, lutem. Dua të jem një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët. Thjesht i gatshëm për ata që kanë dëshirë të më takojnë dhe kam dëshirë t’i takoj kaq.

Ajo duhet bërë shumë mirë. Është si një lloj përgatitje për tu ndarë nga kjo jetë, edhe varrezat i kam afër aty (qesh)”, tha kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura