“Dua minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë”- Zbardhet fjala e Ramës në Asamblesë e PS: Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë! Zgjedhjet në parti do të bëhen pas…

Feb 21, 2024 | 18:26
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste zhvilloi online mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar një regjistrim real të anëtarëve të partisë dhe pas këtij momenti, thotë se do të zhvillohet zgjedhjet brenda partisë.

edi rama

Në fjalën e tij, kreu i socialistëve ka kërkuar minimalisht 4 anëtarë të rinj  në çdo organizatë, ndërsa thekson se barrën më të madhe do ta kenë drejtuesit politik.

Rama ka folur edhe për balanca gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë Socialiste.

“Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet te ndahet veç pjesa jo aktive.

Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë.

Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një inventar për çdo familje”,  ka thënë Rama në fjalën e tij, raporton News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura