“Dridhesh nga gruaja” -Debat i ashpër mes dy banorëve të BBVK, Buci ironizon Azemin në lidhje me rrëfimin për dhunën në familje: Oh, më ka rrahur babi shumë!

Dec 5, 2023 | 22:29
SHPËRNDAJE

Debat të ashpër dhe me nota ironike ka pasur mes dy banorëve të Big Brother Vip Kosova. Bëhet fjalë për Bucin dhe Azemin, të cilët të dy janë në nominim dhe duan të tregojnë sa më shumë nga vetja duke u përfshirë në situata të ndryshme debati.

azemi buci

Por diskutimet mes tyre kanë agravuar. Azemi i ka përmendur Bucit ardhjen e të fejuarës së tij në shtëpinë vip, teksa i ka thënë se i dridhen këmbët nga gruaja.

Nga ana tjetër, Buci i ka përmendur rrëfimin e Azemit mbi dhunën në familje duke i thënë se ajo çfarë ka treguar është vetëm të qajë.

Ndërkohë banorët kanë ndërprerë debatin duke i kërkuar Bucit të mos krahasojë një rrëfim me një vizitë.

Pjesë nga diskutimi:

Azemi: Nerva ti ke me këto lojëra të pista që bën

Buci: Lojëra të pista a?

Azemi: Po

Buci: Tjetër ca kam

Azemi: Lojëra pa fytyrë, më shumë s’ke. S’ke karakter

Buci: A po i sheh këto trosha, kështu të shoh unë ty

Azemi: Si troshat më sheh a?

Buci: Po, kështu të shoh

Azemi: Unë jam troshat, ti sen s’je. Me vlerë nuk je

Buci: Ti vlerë shumë ti

Azemi: Unë vlerë shumë

Buci: Po shihet sa ke vlerë

Azemi: Çfarë ke dhënë këtu brenda ti?

Buci: Gjithçka më shumë se ti. Ti ia ke nis prej fillimit me vajtu. Nuk mbërrite një femër. Ke hyrë për të nxonë femër, dhe s’mrrite.

Azemi: Ti s’ke mujt vetë prandaj je lidhur me dikë

Buci: Mos fol pa lidhje

Azemi: Çfarë ke dhënë? Intriga

Buci: A ke qejf të jap?

Azemi: Me fol me rrena, ndoshta më kupton

Buci: Interesant je

Azemi: Unë edhe mos me fol jam më interesant se ti. Ti je në gjendje të gjitha ti bësh. Unë nuk frikësohem kur vjen një femër, m’u dridh dhe me u ul atje.

Buci: Edhe unë t’u dal duke qarë për babin. O m’ka rrahur babi shumë

Azemi: Të dridheshin këmbët

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura