“Dridhen” zikaltrit, ylli i Interit përfundon në radarët e Liverpulit

Mar 29, 2023 | 20:36
SHPËRNDAJE

Marselo Brozoviç nuk po kalon një moment të mirë tek Interi, aty ku ka humbur edhe statusin e të paprekshmit, por kjo nuk e ka bërë më pak tërheqës kroatin në sytë e klubeve europiane.

BROZOVIC 3

Pas admiruesve spanjollë si Real Madridi e Barcelona, kroati ka fituar edhe të tjerë në Angli, aty ku Liverpuli po monitoron situatën e tij. Jyrgen Klop kërkon të përforcojë mesfushën dhe pas Adrien Rabiosë ka futur në listën e dëshirave edhe 31-vjeçarin zikaltër, e ardhmja e të cilit duket gjithmonë e më tepër larg Milanos.

brozovic

Brozo e ka rinovuar kontratën vetëm një vit më parë dhe përfiton 6 milionë euro në sezon, një shumë që nuk do të ishte problem për anglezët, që gjithsesi duhet të gjejnë gjuhën me Interin për sa i përket çmimit të tij.

Aktualisht numri 77 i zikaltërve ka një vlerë që mbërrin deri në 35 milionë euro, edhe pse në fund shumë do të varet nga vullneti i lojtarit në zgjedhjen e tij për eksperiencën e radhës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura