Drama e shitëses, nëna: Pronari më kërcënoi, po na ndjek një makinë e zezë

Jan 27, 2017 | 13:10
SHPËRNDAJE

Nëna e vajzës 18 vjeçare që u tentua të përdhunohej nga Besim Lani, që prezantohej si pronar i butikut, thotë se ka marrë kërcënime edhe pas denoncimit të ngjarjes.

Në intervistën në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, nëna tha se pronari i vërtetë i dyqanit, një person me emrin Flori, e ka thirrur për kafe pas ngjarjes dhe i ka kërkuar tërheqjen e denoncimit.

vajza ne studio

Sipas saj mesazhi i Florit ka qenë “nëse nuk tërheq denoncimin, do të mësosh viktimën e radhës”.

Ju e takuat pronarin e butikut?

Po më thirri në kafe. Në rast se unë nuk do tërhiqja denoncimin, ti do mësosh viktimën e radhës. Më tha që ngjarja që i ka ndodhur vajzës tënde është njerëzore. Ti mund të jesh kriminel, i thashë. Ju më keni rënë në qafë i thashë. Me këtë fjalë është ngritur nga kafeneja dhe është ngritur. Më dha një nr telefoni dhe më tha do të të pyes për vajzën.

Pronari po i shërbente këtij personi që tentoi të përdhunojë?

Unë i thashë që nuk e mbështes, edhe sikur të ishte vëllai im.

Çfarë do të të ndodhte ty nëse nuk e tërhiqje denoncimin?

Më tha që do të mësoj viktimën e radhës. Këtë dëshmi e thashë edhe në Polici, dhe më thanë kini kujdes sepse ata janë rrjet prostitucioni. Bisedën e kafes unë e kam transferuar në polici. Kam kërkuar dhe urdhër mbrojtje dhe më kanë kërkuar emrin e saktë të personit.

Vajza

Është një makinë e zezë që na vjen rrotull. Në makinë është një djalë ezmer dhe në shofer më duket sikur është Flori. Në momentin kur filloi ngjarja dhe më kërkoi të më përdhunonte ai më tha: kjo është puna ime, të të përdhunoj dhe të të vras.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura