Dosja “McGonigal”/ Vasili për Panorama TV: Në Shqipëri është përdorur kodi i heshtjes nga anëtarët e qeverisë! Ja pse Rama s’mund të takojë një zyrtar të FBI-së në mënyrë konfidenciale

Jan 31, 2023 | 18:29
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se as kryeministri Edi Rama dhe as anëtarë të tjerë të qeverisë shqiptare, nuk mund të zhvillojnë takime konfidenciale me zyrtarë të FBI-së amerikane.

Në një intervistë për Panorama TV, Vasili tha se pas skandalit “McGonigal”, të gjithë anëtarët e qeverisë janë përpjekur për ta mbuluar këtë çështje. Sipas tij, ministrat kanë përdorur kodin e heshtjes dhe duke thënë se kjo është një çështje që i përket drejtësisë amerikane.

Vasili akuzon kryeministrin Rama se ka përdorur emblemën e SHBA-së për të luftuar kundërshtarin politik në Shqipëri.

Petrit Vasili: Kodi i përdorur në Shqipëri, ka qenë kodi i heshtjes. Për t’u përpjekur për të minimizuar problemin. Ministrat shkojnë në kufijtë e idiotësisë politike pasi thonë se çështja McGonigal është çështje qesharake në Amerikë. Bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Kryetari i Grupit Parlamentar thotë që është takuar në mënyurë konfidenciale me shefin e kundërzbulimit të FBI-së.

Ervin Kukeli: Sa i përket takimeve konfidenciale, qeveria ka një zyrë këshilluese që jep mendimin për takimet dhe se kush duhet të marrë pjesë në këto takime?

Petrit Vasili:  Një kryeministër serioz dhe i paimplikuar që nuk kërkon shërbime të paligjshme, së pari, në takimet e tij ka në krahun e tij ata që janë të ngarkuar me çështjet e sigurisë. Homologun e atij që vjen, shefin e shërbimit informativ. Në të gjitha rastet, konsultohen me ambasadat e SHBA-së, të cilët thuajse në 100% të rasteve, ai që mbulon fushën përkatëse është i pranishëm në takim. Pra sigurohet transparenca në takim. Çfarë ka nbdodhur?

Kemi parë që kryeministri dhe shefi i zbulimit, takohen me persona të tjerë. Jo të gjithë ministrat mund të marrin pjesë në këto takime të tilla. Niveli i diskutimeve që shkëmbehen, kërkojnë konfidencialitet. Në mënyrë që të mos përdoret informacioni për arsye të tjera përveçse për sigurinë kombëtare.

Ka përdorur emblemën e SHBA-së në funksion të luftës kundër kundërshtarëve politik. Nëse ke informacione, s’ke nevojë që ta çosh në SHBA, por në drejtësinë shqiptare. Pse duhet t’i çojë informacione në Amerikë?

Ervin Kukeli: Takimet e Berishës me Fazllic, kemi të bëjmë me takime që nuk duheshin bërë? A janë raste të ngjashme këto?

Petrit Vasili: S’ka asnjë lidhje me këtë çështje. Ne nuk themi që takimet e Edi Ramës me Emarin janë të paligjshme. Ai është biznesmen, dhe kërkon të komunikonte idetë e veta për investime. Edhe Fazliç ishte një biznesmen. Ndërsa McGonigal ishte shef i kundërzbulimit të FBI-së. Kanë ndërmarrë një hetim disavjeçar për këtë punë.

Kjo sepse ka të bëjë me një çështje sensitive kombëtare, ndërsa në aktakuzë që 14 herë citohet kryeministri i Shqipërisë. I vetmi që shfaqet në aktakuzë është kryeministri i Shqipërisë, kjo është shumë e rëndë. Nuk mund të ishte kurrën e kurrës kryeministri i Shqipërisë në këtë akuzë.

Ne kemi ministrin e energjitikës krah shefit të kundërzbulimit të FBI-së, çfarë lidhje ka ai? Cili është kontributi i McGonigal për zonën e Tropojës që mori çmimin si qytetar nderi. Çfarë lidhje kanë këto? Në të gjitha rastet, pa përfaqësues të ambasadës amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura