Dosja 5D/ Opozita protestë para Bashkisë Tiranë, institucioni rrethohet me gardh metalik dhe efektivë policie

Apr 19, 2024 | 11:12
SHPËRNDAJE

Opozita zhvillon ditën e sotme protestën e radhës para Bashkisë Tiranë për dosjen 5D, ku drejtorë dhe ish-zyrtarë të u vendosën në pranga.

Godina e Bashkisë është rrethuar me gardh metalik dhe  forca të shumta policie.

Aktivistë të “Aleancës për Teatrin” dhe deputetë të opozitës janë mbledhur para Bashkisë Tiranë.

Forcat policore të angazhuara për këtë protestë janë më të shumta në numër, krahasuar me tubimet e para. Ndërsa janë vendosur “gardh” para Bashkisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura