“Doni të mbroni korrupsionin dhe abuzimin kriminal”- Albana Vokshi u drejtohet socialistëve: Është absurde dhe e paimagjinueshme që ju…

Apr 25, 2024 | 12:25
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komisionit Hetimor për PPP në shëndetësi, Albana Vokshi i është drejtuar deputetëve të PS se po kërkojnë të bllokojnë punën e këtij komisioni.

vokshi

Deputetja demokrate akuzoi anëtarët socialistë në këtë komision se po kërkojnë të mbrojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal.

Sipas Vokshit, është e paimagjinueshme kjo që po bëni për të bllokuar.

“Për respekt të punës që kanë bërë ekspertët do të lexojmë të dy planet dhe të kemi një plan të përbashkët që ti përmbahet objektit që na e kushtëzon punën tonë.

Të fillojmë me punën. A dini një komision tjetër që nuk i ka kaluar shkresat, dhe komisioni tjetër hetimor i ka kaluar shkresat.

Ju keni frikë ca do zbulohet, keni frikë nga informacionet që do marrim. Ju mendoni se do na pengoni me forcën e kartonit? Plani hetimor miratohet pasi vijnë provat zyrtare dhe jo zyrtare.

Do të diskutohen të dyja sot, të dyja planet do lexohen sot. Ju ftoj kolegë të kalojmë kërkesat që kanë dakordësuar ekspertet.

Është e paimagjinueshme kjo që po bëni për të bllokuar. Është absurde si po kërkoni të mbroni korrupsionin dhe abuzimin kriminal. Këto dy koncesione kanë ndikuar në jetën e qytetarëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura